Shumë kompani vuajnë nga keqmenaxhimi, pjesërisht për shkak të doktrinave të gabuara që ligjërohen, por edhe për shkak të qasjes së gabuar dhe humbjes së fokusit të menaxherëve. Menaxhmenti është zanat, jo teori, mund të mësohet e të zotërohet, duke vëzhguar menaxherët tjerë dhe duke mësuar në praktikë nga ta ose duke provuar e dështuar e kështu duke mësuar nga dështimet personale. Kjo merr kohë dhe deri të zotërojnë menaxherët profesionin e tyre, kompania mund të mos ekzistojë më.

Kompanitë shpesh kanë vështirësi të rekrutojnë personin e duhur për vendin e duhur të punës. Janë në kërkim të punëtorit ideal, por kanë përshtypjen se nuk ekziston, sepse nuk paraqitet kurrë. Punëtorët idealë realisht ekzistojnë, por zakonisht nuk janë duke kërkuar punë, sepse tanimë janë në marrëdhenie pune dhe nëse nga pakënaqësia janë të shtyrë të ndërrojnë vendin e punës për të gjetur kompaninë që u përshtatet më së miri, këtë e kanë bërë tanimë.

Kompanive nuk u mbetet zgjidhje tjetër pos të rekrutojnë punëtorë të rinj jo idealë, por me potencial për t'u zhvilluar në punëtorë idealë ose të zhvillojnë ata punëtorë që kanë. Zhvillimi i tyre bëhet duke zbuluar anët e forta dhe të dobëta të tyre, duke këshilluar menaxhmentin ku duhet të angazhohet cili punëtor, të zhvillohen përmes trajnimeve të duhura dhe duke u deleguar detyra dhe përgjegjësi.

Shumë ofrues të konsulencës shpeshherë dështojnë së ofruari këshillat dhe trajnimet e duhura, sepse nuk ndërmarrin hapin fillestar të analizës së gjendjes ekzistuese në kompani, të njoftimit me proceset e punës dhe të vezhgimit të mënyrës si menaxhohet dhe si punon secili nga punëtorët e kompanisë. Pasi të kuptohet konstrukti organizativ e funksional në aspektin operativ dhe të kuptohen edhe objektivat strategjike, mund të zbulohen masat që duhet të merren urgjentisht për të rritur produktivitetin.

General Management Consultants aplikon trajnime, teknika dhe instrumente të menaxhmentit me qasje praktike, të cilat ju mundësojnë, që sapo të njoftoheni me to, të identifikohen aty-për-aty masat e nevojshme dhe të ndërmerret me një siguri të lartë zbatimi i tyre në praktikë.