MA-T01

Management

Principles, Tasks, Tools

Ky trajnim paraqet bazat standarde të menaxhmentit, për zgjidhjen e problemeve në firma dhe organizata, që të gjithë menaxherët dhe ekspertët në pozita udhëheqëse duhet t’i zotërojnë. Këtu bëjnë pjesë pos bizneseve edhe udhëheqësit në institucione, drejtorë shkollash, spitalesh, OJQ, çdo formë organizimi, që duhet të sjell rezultate. Trajnimi shpjegon njëherë e mirë parimet, detyrat dhe instrumentet për udhëheqje efektive dhe vetmenaxhim. Trajnimi është dizajnuar për një gjeneratë të re menaxherësh, jo në moshë, por e përshtatur kompleksitetit në rritje, me të cilin ballafaqohen të gjithë ata, që duhet të paraqesin rezultate. Do të shkëputeni jo nga idetë e vjetra, por nga ato të gabueshmet dhe keqkuptimet, të cilat si pasojë kanë pasur keqmenaxhimin. Rezultati është individi efektiv, nga të cilët përbëhen të gjitha format e organizimit, biznese, institucione etj.


Aftësitë menaxheriale mund dhe duhet të mësohen nga çdokush, sepse janë alfa dhe omega që shpiejnë në efektivitet, pavarësisht në cilat sisteme veproni, ndërmarrje, institucion apo edhe familje. Për të qenë të suksesshëm, në jetën profesionale dhe atë private, duhet ekektivitet dhe efikasitet – të bëhën gjërat e duhura ashtu si duhet, të transformohen resurset në rezultate dhe kështu të krijohet vlerë dhe dobi.


Deklarata e një ndërmarrësi, e cila i shpjegon shumë mirë përshtypjet që fitohen nga ky trajnim:

“Si është e mundur të heqësh vullnetarisht dorë nga aq shumë teori të menaxhmentit, që janë prodhuar me dekada dhe të shpjegohet gjithçka që vërtetë i duhet një menaxheri brenda një kohe aq të shkurtër, por edhe në një mënyrë aq të kuptueshme, saqë mund të mësohen njëherë dhe nuk mund të harrohen kurrë më dhe janë pikat e vetme referimi, në të cilat çdokush, që dëshiron të jetë i sukseshëm, duhet të orientohet.”